Alarm për bombë në shkollën fillore “Liria” në Tetovë

Mëngjesin e sotëm ka pasur denoncim për bombë në shkollën fillore “Liria” në Tetovë, përcjell TV21. Në terren janë ekipet e policisë, deri sa po bëhen kontrollet e duhura. Përveç në Tetovë, TV21 mëson se denoncime për bomba sot ka edhe në Manastir. Ende nuk ka prononcim zyrtar nga MPB.