Pas më pak se tri ditë nga humbja e finales, Mbappe kthehet te PSG

Kylian Mbappe i është bashkuar Paris Saint Germain, pak ditë pasi e humbi finalen e Kupës së Botës, në ndeshjen në mes të Francës dhe Argjentinës e cila dha epilog vetëm pas penalltive.

Sulmuesi i talentuar duket se e ka hedhur pas krahëve këtë zhgënjim dhe ka vendosur të përfshihet menjëherë në skuadrën e PSG.

Në videon e publikuar nga Fabrizio Romano, lojtari shihet teksa zbret nga makina dhe niset për në qendrën stërvitore.

 

 

Për Mbappen tashmë është një synim tjetër sezonal, fitimi i Champions Leagues me PSG-në, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të klubit.