Në autostradën Katllanovë – Veles – Gradsko në mëngjesin e sotëm ka paraqitje të mjegullës, e cila e zvogëlon dukshmërinë në 50 metra, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Radika, nga data 16.12.2022 është shembur ura që çon në fshatrat Nistrovë, Bibaj, Tanushë, Grekaj dhe Nivishtë (Komuna e Mavrovës dhe Rostushës). Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë është i mbyllur për komunikacion nga data 01.11.2022 për të gjitha llojet e automjeteve.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2022 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2023.