Ja çfarë banesa do të ndërtojë Behgjet Pacolli në zonën e goditur nga tërmeti në Shqipëri

Të dashur miqtë e mi, Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese. (Behgjet Pacolli)