Ekonomia digjitale pritet të zërë gjysmën e PBB-së së Kinës deri në vitin 2023

Firma e informacionit mbi tregun global IDC parashikon që ekonomia digjitale do të përbëjë mbi 50 për qind të PBB-së së Kinës deri në vitin 2023.
Firma vlerëson se deri në vitin 2025, të paktën 80 për qind e aplikimeve të reja korporative në Kinë do të përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale.
Sipas IDC-së, Kina është në rrugën e digjitalizimit të shpejtë, ndërsa firmat duhet të ndërmarrin strategji të orientuara nga e ardhmja për t’u përgatitur për ndryshimet e lidhura me këtë.
Ajo thotë gjithashtu se do të ketë kërkesë në rritje për profesionistë, për të garantuar sigurinë e pajtueshmërinë digjitale.