Elvana Gjata thyen rekord me këngë e re ‘Me tana’

Elvana Gjata në fillim të javës kishte publikuar këngën ‘Me tana’ me të cilën ajo do konkurrojë në ‘Festivalin e këngës’ prej nga synon të përfaqësoj Shqipërinë në ‘Eurovizion’, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas publikimit të këngës, u pa qartë pëlqimi që publiku kishte për këtë projekt.

Tani shohim se Elvana ka thyer rekord me këngën e saj, shifra prej një milionë klikimeve në Youtube është numri më i madh që një artist ka arritur të arkëtoj në këtë festival. /Lajmi.net/