Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj dy të burgosurve dhe një personi tjetër, pasi janë siguruar dëshmi se ata shisnin kokainë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se dy të burgosurit shfrytëzonin ditët e lira për të kryer veprimet kriminale.
“Përkatësisht, T.Sh. dhe D.O., si pjesë e këtij grupi të organizuar kriminal, ishin duke vuajtur dënimin me burg në burgun e Strugës ku duke shfrytëzuar përfitimet për lirim ditor nga burgu, së bashku me personin A.M., u shisnin kokainë personave në mbarë shtetin, për çka Departamenti për Luftimin e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar ka siguruar dhe dokumentuar blerjet dhe shitjet dhe materialet dëshmuese.
Më datë 20.12.2022 është kryer kontroll në shtëpinë e A.M., i cili së bashku me T.Sh. dhe D.O., të cilët aktualisht ndodhen në burgun e Manastirit, gjatë ditës do të dërgohen para gjyqtarit për procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup”, thonë nga MPB.