Gianni Infantinio dëshiron që ta mbajë Kupën e Botës çdo tri vjet.
Kështu të paktën raporton Daily Mail, sipas të cilëve kjo po mendohet si një ide për transformim të futbollit ndërkombëtar.
Sipas tyre, suksesi në aspektin komercial i Kupës së Botës së këtij viti e ka “trimëruar” jo pak të parin e FIFA-s i cili nuk e ndërmend të zmbrapset me idetë e tij përkitazi me një revulocionarizim të këtij sporti.
Së fundi ai paralajmëroi edhe një format më ndryshe të Kupës së Botës për klube, i cili do të luhet në vitin 2025.
Sa i përket tentimit për modifikim të orarit dhe kohës së Kupës së Botës, asnjë ndryshim nuk është i mundur deri pas vitit 2030, pasi formalitetet tashmë janë në përfundim e sipër.