-Riorganizimi si proces nuk është se kërkon para, por kërkon vetëm vendime politike dhe vullnet politik nga ne si Ministri por edhe nga Qeveria, thotë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti në lidhje me riorganizimin e administratës përcjell TV21. Aliti tha se në buxhetin e vitit 2023 nuk janë paraparë mjete financiare për riorganizimin e Administratës, pasi nuk ka nevojë ndërsa dha shembull konkret se si do të dukej riorganizimi.
“Për të marrë një shembull, pjesë e riorganizimit ne mendojmë ta krijojmë Agjencinë për Digjitalizim, plani ynë që e propozojmë si MSHIA është që Drejtorinë e Librave Amë bashkë me sektorin e IT së MSHIA t’i bëjmë një dhe ato të bëhen një person juridik i ri që do të jetë Agjencinë për Digjitalizim, kjo nënkupton se këto resurse vetëm se ekzistojnë tek ne në Maqedoni, vetëm ne e bëjmë ndarjen logjike mes Ministrisë që krijon politika, dhe Agjencinë që duhet të implementojë politikat që i krijon Ministria”, tha Aliti./tv21.tv