ShowBiz Mes lotësh, Sara tregon për periudhën e shpërnguljes në Kosovë për të...

Mes lotësh, Sara tregon për periudhën e shpërnguljes në Kosovë për të qenë me Ledrin: Ndjeja mungesën e familjes

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha është kthyer në një prej personave më të komentuar në media rozë.

Përveç që fitoi një numër të madh ndjekësish në Instagram, ajo prej javësh është bërë pjesë e spektaklit të njohur të vallëzimit “Dancing With The Stars”.

Teksa po shkëlqen në skenë, Sara këtë herë para performancës së radhës që e zhvilloj me vjehrrin e saj, babanë e Ledrit, Agron Vulën ajo tregoi edhe për kohën kur u shpërngul nga Gjermani për në Kosovë.

Foto: Screenshot/Top Channel

Për të qenë pranë reperit, si nuse e Kosovës, Sara e përlotur tha se e përjetoi rëndë për shkak që la në Gjermani prindërit dhe vëllanë.

“Mora valixhet dhe u shpërngula në Kosovë, prindërit e mi ndërkohë ishin në Gjermani ashtu si vëllai aty jetojnë akoma, ua ndjeja shumë mungesën, më shumë ndihesha keq për nënën edhe për babnë sepse bën sakrificë të madhe që ikën në Gjermani në mënyrë që unë dhe vëllai të shkolloheshim atje, më përlot vetëm fakti që ata i merr malli shumë për mua dhe që nuk më kan afër”, tha Sara.

Kujtojmë që çifti i njohur ndonëse prindër ende nuk kanë mbajt një ceremoni martesor,por që nuk e kanë përjashtuar mundësinë që kjo të ndodh në një të ardhme.