Barçes “i ngel në derë” Depay – kërkon vetëm 2 milionë për ta shitur

Barcelona e ka ulur ndjeshëm çmimin për sulmuesin Memphis Depay.
Nëse dikur janë kërkuar shifra të larta për të, tashmë katalunasit kanë ndërruar mendje.

Tash për holandezin nuk kërkohen më shumë se 2 milionë euro, shkruan Diario, transmeton lajmi.net.

Përkundër kësaj, ende nuk ka ekipe të interesuara për futbollistin.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në ditët në vijim.