Joao Felix është duke e menduar seriozisht kalimin te skuadra e Paris Saint Germain.
Futbollisti përfundimisht nuk dëshiron që të qëndrojë tek Atletico Madridi dhe po e kërkon një skuadër të re.
Jorge Mendes, që është agjent i lojtarit, tashmë ka filluar që të angazhohet në këtë drejtim, transmeton lajmi.net.
Njëra ndër opsionet më të mira po llogaritet Paris Saint Germain, destinacion që po e tundon shumë futbollistin.
Mbetet të shihet nëse do të ketë diçka konkrete në ditët në vijim.