Alarme për bomba të vendosura kanë mbërritur sot në mëngjes edhe në Qendrën Tregtare të Qytetit dhe në disa shkolla të mesme në Shkup.
Alarme për mjete të vendosura shpërthyese kanë ardhur edhe në QTQ, gjimnazet “Josip Broz Tito”, “Orce Nikollov” dhe “Nikolla Karev”.
Ekipe të MPB-së tashmë janë në teren dhe po ndërmarrin aktivitete për kontrollim të objekteve.
Paraprakisht sot edhe MPJ njoftoi se ka pranur denoncim për bombë.