Ronaldo s’pajtohet assesi që s’iu pranua goli – ankohet te njëri nga zyrtarët

Cristiano Ronaldo ishte sërish protagonist në ndeshjen e mbrëmshme ku Portugalia fitoi ndaj Uruguajit.

Lojtari mendoi se arriti të shënonte golin e parë të sfidës, por ajo iu numërua bashkëlojtarit të tij, Bruno Fernandes.

Ndonëse u zgjat shumë për ta pasur një kontakt me topin, sipas FIFA-s, lojtari nuk ishte autori i golit, transmeton lajmi.net.

Këtë fakt duket se nuk e mori aq mirë pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Në një video të publikuar shihet teksa ankohet te njëri nga zyrtarët e FIFA-s, duke i thënë se e lëmoi topin me kokë.

Gjithsesi, kjo ankesë e tij e momentit, duket se hasi në veshë të shurdhër.

Si përfundim, Ronaldo doli pa gol nga sfida.