Një numër i tifozëve brenda stadiumit ‘Al Bayt’ u panë duke mbajtur fotografi të Mesut Ozil gjatë ndeshjes të së dielës në Kupën e Botës mes Spanjës – Gjermanisë dhe ata e bënë këtë duke mbuluar gojën.
Javën e kaluar, çdo lojtar i Gjermanisë që nisi ndeshjen e tyre në Grupin E kundër Japonisë vendosi të protestojë kundër ndalimit të FIFA-s për shiritin e ‘OneLove’ duke mbuluar gojën teksa rreshtoheshin për një foto të ekipit.
Gjermania, Anglia, Holanda dhe vende të tjera evropiane kishin planifikuar të mbanin shiritin për të treguar solidaritet me komunitetin LGBTQ+, por ata u tërhoqën pas kërcënimit të sanksioneve sportive.
FA gjermane do ta çojë FIFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv lidhur me ndalimin.
Të dielën në mbrëmje, tifozët brenda stadiumit ‘Al Bayt’ mbajtën fotot e Mesut Ozil ndërsa mbulonin gojën në përgjigje të gjestit të Gjermanisë përpara ndeshjes së tyre të parë.
Ata tifozë synuan të nxjerrin në pah atë që ata e perceptuan si standarde të dyfishta nga protesta duke theksuar komentet e Ozilit për trajtimin e tij.
Katër vite më parë, Ozil vendosi të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar.
Ish-lojtari i Real Madridit dhe Arsenalit fajësoi për këtë vendim diskriminimin e padrejtë në takimin e tij me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Një foto e Ozil dhe Erdogan, politikat e të cilëve gjatë gjithë karrierës së tij politike kanë qenë shumë të diskutueshme, ndezi polemika mbarëkombëtare.
Në një deklaratë të vogël në llogarinë e tij në Twitter, Ozil konfirmoi se nuk do të luante më për kombëtaren gjermane për shkak të “racizmit dhe mungesës së respektit” që ai ndjen se kishte vuajtur.



