Efi komenton lidhjen e Mevlani: Shyqyr gjete nuse

Mevlan Shaba, së fundi ka konfirmuar lidhjen e tij me këngëtaren kosovare.
Ai konfirmoi lidhjen me Albulena Ukaj, shkruan lajmi.net.

Pas konfirmimit, për Mevlanin filluan shumë urime nga ish konkurrentet e këtij programi, konkretisht nga vajzat që Mevlani kishte takime.

Një nga konkurrentet më të përfolura të sezonit të kaluar të “Për’puthen”, ishte dhe Efi.

Ajo pati disa takime me Mevlanin por nuk rezultuan suksesshëm.

Efi së fundi, ishte e ftuar në “Top Arena” ku ka folur për jetën e saj personale si dhe i është përgjigjur edhe disa pyetjeve pikante.

“Po e uroj publikisht, shyqyr Mevlan gjete nuse”, tha Efi kur u pyt nga Manushi se çfarë mendimi ka ajo për lidhjen e re të tij.

Mevlanin e uroi ‘live’ në “E diell” edhe Shqipe Hysenaj.