“Shembulli më i mirë që mund të kisha në jetë”, Bora Zemani uron për ditëlindje nënën e saj

Nëna e Bora Zemanit, feston sot ditëlindjen e saj, dhe nuk kishte si të mungonte një urim nga moderatorja.

Ajo zgjodhi fjalët më të ëmbla, teksa ka postuar edhe një foto bashkë me të, shkruan lajmi.net.

“Edhe 100 vite për njeriun më të bukur në jetën time! Je dashuri, forcë, energji pozitive…shembulli më i mirë që mund të kisha në jetë! Të dua Mam @ermirazemani e mira ime.”, ka shkruar moderatorja.

Kujtojmë se Bora la pas dy vitesh moderim programin e dashurisë “Për’puthen” për të marrë nën drejtim spektaklin më të madh të kërcimit “Dancing With The Stars”.

Kjo ekeperiencë e re e moderatores duket se është pritur goxha mirë nga kolegët e saj, të cilët e kanë përkrahur për profesionalizmin që ka treguar./Lajmi.net/