Nisin përgaditjej e skenës në Tiranë ku perfomon Dua Lipa për 28 nëntor

Me 28 nëntor, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të mbajë koncertin në sheshin Skënderbej.

Tashmë kur pak ditë kanë mbetur nga koncerti, kanë nisur edhe përgaditjet, shkruan lajmi.net.

Montimi i skenës ka nisur në qendër të Tiranës, aty ku Dua pritet të performojë për festat e Nëntorit.

Kjo është hera e dytë që Dua rikthehet në Tiranë brenda vitit, pasi ajo ndodhej në Shqipëri edhe në gusht për festivalin “Sunny Hill”.

AJo gjithashtu ka informuar, se koncerti në Tiranë do të jetë përmbyllës për turneun e saj “Future Nostalgia”.

“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022, është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme 110 vjetorin e Pavarësisë”, thuhet në postimin e faqes e festivalit “Sunny Hill” të shpërndarë nga Dua.