Asensio për të ardhmen e tij: Barcelona nuk ishte kurrë një opsion

Anësori i Real Madridit, Marco Asensio ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
Asensio është me Spanjën në Katar për të luajtur në Kupën e Botës dhe aty është intervistuar në ‘Radio Marca’ ku ka folur për të ardhmen e tij.

Spanjolli përfundon kontratën e tij me Real Madridin në qershor 2023 dhe nuk e përjashton rinovimin.

“Flitet se po e ndryshoj mendjen e Real Madridit. Por gjithmonë jam përpjekur të jap më të mirën që kam brenda dhe më pas do të dihet. Ai që vendos gjithashtu është klubi, nuk varet vetëm nga unë. Pas Kupës së Botës, të dy do të marrim një vendim”, u shpreh Asensio.

U përfol që një transferim të tij drejt rivalit më të madh të Realit, Barcelonës nuk ishte përjashtuar nga lojtari, por ai tha se nuk ishte kurrë opsion ekipi ‘Blaugrana’.

“Barcelona nuk ishte kurrë një opsion. Jam i lumtur në Real Madrid, ndihem shumë mirë, por në të ardhmen nuk e di kurrë.

Në atë rast, nuk ishte e vërtetë që po e konsideroja Barçën si opsion”, përfundoi spanjolli.

Kujtojmë që interesim për anësorin spanjoll kanë shfaqur klube si Milani dhe Arsenali.