Getinjo: Unë isha i suksesshëm kur bota ishte në rregull dhe njerëzit kishin më shumë fytyrë

Getinjo së fundi ka publikuar një projekt të ri muzikor.

“God” titullohet kënga e tij më e re e cila u finalizua me videoklip bardhë e zi, shkruan lajmi.net.

Ndonëse kënga u mirëprit nga fansat e tij pak kohë pas publikimit, reperi bëri një reagim përmes llogarisë së tij në Instagram.

Fillimisht ai falënderoi të gjitha ata që pritën mirë projektin e tij të ri, por më pas Getinjo tha që ishte më i suksesshëm kur sipas tij bota ishte ‘në rregull dhe muzika e mirë’.

Tutje, Getinjo tha se nuk po punon më shumë për muzikën pasi nuk është koha, por do të rikthehet fuqishëm.

“Unë jam i kënaqur me muzikën që e bëj, jam i kënaqur me dëgjuesit që i kam për momentin, unë kam qenë super i suksesshëm kur bota ka qenë në rregull dhe muzika ka qenë e mirë. Kur njerëzit kanë qenë më normal dhe kanë patur më shumë fytyrë! Unë kam arrit atë që kam dashur në jetë, jam bërë njeri. Edhe nuk po punoj shumë se nuk dua të shkoj dëm mundi sepse nuk është koha. Do të kthehem fuqishëm, e di unë kur. Ju dua.”, ka thënë reperi./Lajmi.net/