McKennie jep të rejat për gjendjen e tij, para ndeshjes ndaj Uellsit

Weston McKennie ka njoftuar për situatën e tij, pak para ndeshjes së parë të ShBA-ve në këtë Kampionat Botëror.
Amerika do ta nis kampanjën në Katar me një përballje kundër kombëtares së Uellsit.

Para kësaj ndeshje, në pikëpyetje shihej mesfushori i Juventus, Weston McKennie. Por, së fundmi lojtari ka sqaruar situatën e tij.

“Unë erdha mirë. Erdha në ritëm që kontrollohej nga Juventusi dhe kombëtarja. Ata punonin së bashku të siguroheshin që jam 100 % gati dhe erdha këtu dhe bëra disa ushtrime për ta mbajtur situatën nën kontroll”, ka thënë McKennie, përcjell lajmi.net.

“Ne luajtëm një ndeshje miqësore ditën e kaluar dhe ndihesha mirë, ndihesha i gatshëm. Kështu ndihem tani”, shtoi tani.

McKennie nuk ka luajtur me Juventus që nga 29 tetori, kur ai linte para kohe ndeshjen ndaj Lecce.