2 Ton paralajmëron këngë të re, ndanë edhe një sekuencë të shkurtër

2 Ton është reperi i cili publikon projekte të shumta muzikore brenda vitit.

Së fundi ai ka paralajmëruar edhe një projekt tjetër muzikor, shkruan lajmi.net.

Kjo u bë e ditur nga vetë 2 Toni përmes një postimi në ‘Instagram’.

Kënga e radhës nga 2Ton lansohet javën që po vjen, dhe ai ka ndarë me ndjekësit e tij një sekuencë të këngës.

Ndryshe, projekti i tij i fundit ishte “Monotonia” në bashkëpunim me Negon./Lajmi.net/