Arsenal shfaq interesim për Rabiot

Ekipit anglez, Arsenal kanë shfaqur interesim për Adrien Rabiot.
Rabiot ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023, dhe nuk pritet të rinovojë me ‘Zonjën e Vjetër”.

Sipas raportimit të ‘Calciomercatoweb’, Arsenal ka shfaqur interesim për mesfushorin francez, përcjell lajmi.net.

‘Topçinjtë’ janë në kërkim të një mesfushori qendror dhe Rabiot po shihet si i duhuri për tu transferuar në ‘Emirates’.

Mbetet të shihet nëse do ndodh një lëvizje e 27 vjeçarit në Premier Ligë.