Cristiano Ronaldo, si asnjëherë më parë, në një intervistë të dhënë për Piers Morgan, ka folur pa dorëza rreth asaj që është duke e përjetuar gjatë këtij sezoni me Manchester Unitedin.
Përveç sqarimit të situatës, portugezi u ndal të flasë edhe për disa gjëra të tjera, që zunë vend në këtë intervistë.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” foli me elozhe për skuadrën e Arsenalit, duke thënë se po performojnë mirë.
Ndër të tjera, ai shtoi se, në rast se Manchester United nuk e fiton ligën, do të gëzohej nëse këtë do ta bënte Arsenali.
“Shpresoj që Arsenali të fitojë Premier League, nëse nuk është Manchester United. Nëse Manchester United nuk e fiton Premier League, unë do të jem i lumtur nëse Arsenali e fiton”, tha mes tjerash ai.
“Më pëlqen ekipi. Më pëlqen trajneri. Mendoj se Arsenali ka një ekip të mirë”, shtoi Ronaldo.