Bad News Eagles kanë fituar ndeshjen ndaj Saw.
Në kuadër të ‘Elisa Masters Espo’ djelmoshat e Kosovës kanë mposhtur në ndeshjen e parë Saw.
BNE mposhtën Saw me rezultat 16:12, përcjell lajmi.net.
Në mapin ‘Ancient’ shkëlqeu Sinnopssy, pasi bëri 31 vrasje.
Pas tij ishte gxx me 20 sosh.
BNE do luajë edhe katër ndeshje të tjera gjatë ditës së sotme.




