Ngjarjet në Poloni, kryeministri i Britanisë thotë se faktet duhet të vërtetohen

Duke folur për raketën që goditi Poloninë mbrëmë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak tha se është e rëndësishme që të vërtetohen faktet.

“Të gjithë ne duam t’i gjejmë fundin asaj që ndodhi,” tha ai, duke shtuar se “është e drejtë” që procesi ka përfunduar.

Ndryshe, për shkak të ngjarjeve në Poloni, u anulua edhe Takimi i planifikuar midis kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe Presidentit të Kinës Xi Jinping.