Loredana Zefi nesër (e enjte) publikon këngën e re.
Loredana Zefi ka njoftuar fansat që të enjten (5 mars) publikon projektin e ri me titull “Angst”, shkruan lajmi.net.
Reperja, pak para publikimit të këngës së re, ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit të këngës.
Në një prej skenave të klipit, Loredana do të paraqitet e veshur me një xhaketë blu, të kombinuar me kapele me po të njëjtën ngjyrë.
Ajo aktualisht po shijon suksesin e këngës “Kein Wort”, ndërsa së fundi është shpërblyer me çmim në “Swiss Music Awards”.