Robin Krasniqi me dedikim të veçantë për gruan dhe djalin

Para disa muajsh boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi u bë baba për herë të parë.

Ai u bë baba i një djali të cilin e quajti Meyson, shkruan lajmi.net.

Boksieri ndan shpesh herë në rrjete sociale fotografi me mbishkrime të ndryshme e emocionuese krah bashkëshortes dhe djalit.

Njëjtë ndodhi edhe së fundi, ku Robini me anë të një postimi në “Instagram”, i dedikoi fjalë të veçanta gruas dhe djalit.

Ai tha se ata i kanë dhënë kuptim jetës së tij.

“Sa shumë i keni jap jetës time kuptim, ju dua”, shkroi ai. /Lajmi.net/