Donaldi “thumbon” hapur Luana Vjollcën

Pas një pauze të gjatë, Luana Vjollca është rikthyer në ekran me emisionin “Zemër Luana”.

Emisioni i saj i ri u prit mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Të ftuarit e saj të parë ishin Butrint Imeri e Don Xhoni, teksa në kanalin e Youtubes, episodi ka kapur miliona klikime për pak ditë.

Për të falënderuar të gjithë fansat e saj, Luana hyri ‘live’ në ‘Instagram’, ku u shpreh mirënjohëse.

Me këtë ka ironizuar aktori dhe moderatori, Donald Veshaj.

Këtë e la të kuptohet ai përmes një videoje.

“Hej si jeni? Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash. Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, dëgjohet duke thënë Donaldi në video./Lajmi.net/