Qeveria i dha shtetësi oligarkut prorus, Kovaçevski: Do ta rishqyrtojmë rastin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmoi se Qeveria ka marrë vlerësime pozitive nga institucionet per t’i dhënë shtetësi oligarkut ukrainas Oleksandër Onishçenkon. Ai paralajmëroi se e gjithë kjo çështje do t’i nënshtrohet një rishqyrtimi.

“Mbi bazë të atyre mendimeve pozitive, Qeveria mori vendim që personi të marrë shtetësi. Por tani, normalisht si Qeveri do të kërkojmë rishqyrtim për të parë nëse ka ndonjë informacion tjetër që duhet marrë parasysh”, tha Kovaçevski.