Pavard mendon largimin nga Bayerni

Benjamin Pavard mund të largohet nga Bayern Munich.
Mbrojtësi i djathtë francez nuk ka rinovuar ende me Bayern Munich dhe nuk duket se do ta bëjë, përcjell lajmi.net.

“Jo, nuk ka pasur diskutime specifike. Për momentin jam i fokusuar në Kupën e Botës, për të qenë më i miri. Kam respekt të jashtëzakonshëm për Bayernin. Është një nivel shumë i lartë dhe është nder të vesh këtë fanellë. Pas kësaj, unë kam shtatë vjet në Gjermani, kam fituar gjithçka me klubin. Nuk jam kundër zbulimit të një projekti të ri. Ndoshta tani është koha. Pse të mos zbuloni një vend të ri, një kulturë të re? Por projekti sportiv duhet të jetë interesant”, shpjegoi ai në ‘L’Equipe’.

Kështu duke lënë të kuptohet se Pavard mund të ndryshojë ambient merkaton e verës.