Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se ka tërhequr nga tregu qumështin Milkano 3.2%. Nga AUV thonë se produkti është i pasigurt për shkak të prezencës së afllatoksinës M1.
“Importues dhe distributor i produktit është rrjeti i supermarketeve Stokomak. Bëhet fjalë për produktin me – numër serik LOT FD04 me datë prodhimi: 05.10.2022 dhe datë skadence: 04.03.2023. Konsumatorët që kanë blerë produktin me këtë numër serik, nuk duhet ta konsumojnë të njëjtin dhe mund ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë”, thonë nga Agjencia.