Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sonte në debatin “Click Plus” në TV21 tha se ka pasur njerëz që janë gjakosur që Talat Xhaferi të bëhet kryetar i Kuvendit dhe pastaj ndihesh i manipuluar nga shokët që privatizuan partinë.
Aksioni ishte shumë i madh, prandaj sot më shumë se gjysma e vendit është e zhgënjyer nga një marrëdhënie e tillë dhe në zgjedhjet e ardhshme supozoj se qytetarët do të thonë fjalën e tyre”, tha Dimitrievski.
Dimitrievski tha se “propozimi francez” e ofendoi popullin maqedonas dhe se shumica maqedonase nuk e votoi.
“Shtrohet pyetja, kush janë ata dhe ku janë maqedonasit në vend dhe si mund të guxojë dikush të shkojë kundër vullnetit të qytetarëve. Atë që subjektet individuale politike në atë moment e shfrytëzuan për të ngritur rejtingun politik, për të krijuar protesta”, tha Dimitrievski.
Dimitrievski shtoi se nëse partitë politike nuk do të ndërhynin në protesta, ato do të ishin më masive dhe më të suksesshme.