Makina, e cila ishte në një pjerrësi të lehtë, filloi të zhvendosej mbrapa. Gruaja kishte tentuar të ndalonte mjetin, para se të rrëzohej në tokë dhe makina t’i kalonte sipër. Më pas, makina u përplas në një automjet tjetër dhe u kthye në drejtim të kundërt, duke kaluar sipër trupit të saj për herë të dytë.
Më pas, makina u përplas në trotuar duke u kthyer sërish mbrapsht në drejtim të gruas dhe duke i kaluar sërish mbi trup. Makina më në fund ndaloi kur u përplas me një pengesë prej druri. Gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë, sipas policisë zvicerane.



