ASK-ja më ndjek vazhdimisht por nuk më trembin kështu, thotë Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në Manastir tha se vazhdimisht ndiqet nga Agjencia për Siguri Kombëtare, përcjell TV21. Mickoski tha se kjo nuk e shqetëson, por u ankua se shteti për të tretin vit me radhë nuk ka ndarë mbrojtje për sigurinë e tij.

“ASK-ja më ndjek vazhdimisht, por nuk më shqetëson. Ata mendojnë se do të marrin diçka në këtë mënyrë. Nuk kam sigurim nga shteti, nuk më lejuan, edhe pse më takon. Për të tretin vit nuk kam diçka të tillë dhe nuk kam frikë. Nëse mendojnë se do të më trembin kështu, e kanë gabim. Dje kam qenë në Prilep, sot jam në Manastir, nesër në Shkup, e kemi synim që këta njerëz t’i rrëzojmë dhe më e rëndësishmja t’u kërkojmë llogari”, tha Mickoski.