Juventus vazhdon të ëndërrojë për Donnarumma

Gianluigi Donnarumma vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Juventus.
Raportime të ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se Juventus janë akoma duke shpresuar të sigurojnë një marrëveshje për Gigi Donnarumma, përcjell lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’ pritet të ketë një tjetër tentim për transferimin e italianit, gjatë merkatos së verës.

Donnarumma shihet si zëvendësuesi ideal për veteranin Wojciech Szczesny.

23-vjeçari italian ka mbajtur 9 herë portën e paprekur në 20 paraqitje me PSG, në të gjitha kompeticionet këtë edicion.

Donnarumma është kthyer në zgjedhjen e parë te PSG, pasi vitin e kaluar ndante pozitën me Keylor Navas.