Sot ka nisur procesi i Berlinit në Gjermani. Të pranishëm janë krerët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilët u pritën nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Tema kryesore e sesionit të parë është bashkëpunimi rajonal, çështjet e emigracionit, por dhe tregu i përbashkët. Nga Maqedonia e Veriut pritet të mbaj fjalim kryeministri Dimitar Kovaçevski.
AGJENDA:
09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”.
Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.
Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”
10.20 – Foto zyrtare
10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”
11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë
12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile
14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit




