Ndërtimi i një bashkësie më të ngushtë fatesh të barabarta, çel një epokë të re marëdhëniesh rajonale dhe globale

Kina është e gatshme të rritë nivelin e bashkëpunimit strategjik me Pakistanin, tha presidenti kinez Xi Jinping gjatë një takimi me kryeministrin e Pakistanit Shahbaz Sharif në Pekin.

Ai bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për të përshpejtuar ndërtimin e një bashkësie më të ngushtë fatesh të përbashkëta në një epokë të re Kinë-Pakistan.

“Kjo është vizita juaj e parë në Kinë që kur morët detyrën e kryeministrit. Unë besoj se kjo vizitë do t’i japë një impuls të ri partneritetit të bashkëpunimit strategjik në të gjitha rrethanat ndërmjet Kinës dhe Pakistanit,” i tha Xi Sharifit.

Ai vuri në dukje gjithashtu se Kina do t’ i japë më shumë ndihmë Pakistanit për rindërtimin pas përmbytjeve të mëdha.
Nga ana e tij, Sharifi shprehu vlerësim të lartë për arritjet e Kinës .

Ai tha se Pakistani zbaton me vendosmëri parimin e “Një Kine” dhe është i gatshëm të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian theksoi se të dy palët do të forcojnë më tej mbështetjen e ndërsjellë.

“Presidenti Xi Jinping theksoi se Kina e vlerëson shumë promovimin e vendosur nga Pakistani të miqësisë e të bashkëpunimit, si edhe mbështetjen e Pakistanit për Kinën në çështjet me rëndësi thelbësore kombëtare. Kina do ta mbështesë në mënyrë të vendosur Pakistanin për të arritur stabilitetin, unitetin, zhvillimin dhe begatinë,” tha Zhao.

Vizita e Sharifit në Kinë është e para që kur ai mori postin e kryeministrit në prill.