Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, priti në Shkup delegacion e kryesuar nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kryeministri Kovaçevski e priti presidenten Von der Leyen në Qeveri, ku patën një takim kokë më kokë dhe biseduan për negociatat tashmë të nisura për anëtarësim të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, u diskutua për përballimin e krizës energjetike, si dhe për mbështetjen e dhënë nga Bashkimi Evropian për masat e përbashkëta për përballimin e kësaj krize.