Megan Fox dukej njësoj si sirena e filmave vizatimorë Jessica Rabbit teksa doli në tapetin e kuq në eventin “Time100 Next Gala” në New York të martën, me të fejuarin e saj Machine Gun Kelly.
Ndërsa çifti mbërriti në ngjarjen e mbushur me yje, e cila bashkon figurat që lënë gjurmë në një sërë industrish, ylli 36-vjeçar debutoi flokët e kuqe teksa kishte të veshur një fustan ngjyrë ari të ndezur me një të çarë dramatike në njërën anë.
Nëna e tre fëmijëve – e cila kohëve të fundit nxiti thashethemet se ka rritur gjoksin, kishte zgjedhur një makijazh të theksuar për një shkëlqim të këndshëm për ceremoninë.
Ajo përfundoi pamjen magjepsëse me një çantë dhe këpucë me taka gjithashtu ngjyrë ari dhe dukej e mahnitshme teksa pozonte para kamerave.