Del raporti mjekësor i Benzemas – thuhet se lojtari ka lodhje muskulare, rikuperimi i tij do të monitorohet

Ka dalë raporti mjekësor i sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Në këtë raport thuhet se francezi po vuan nga një lodhje muskulare dhe rikuperimi i tij duhet të monitorohet.

Lojtari pësoi një dëmtim gjatë seancës stërvitore.

Përkundër që ai është ftuar në ndeshjen ndaj Sevillas, ende nuk dihet nëse do të luajë.