Talenti i madh i Barcelonës, Gavi ka fituar Trofeun Kopa që ndahet nga ‘France Football’.
Ky vendim u kontestua shumë nga adhurues të futbollit, trajner e futbollistë të ndryshëm.
Shumë kanë menduar se para yllit të ri të Barcelonës këtë trofe e kanë merituar anglezi Jude Bellingham ose Jamal Musiala.
Tani janë zbuluar votat për ‘Trofeun Kopa’, ku diferenca ka qenë shumë e vogël mes tre pozitave të para.
18-vjeçari Gavi është në vendin e parë me 59 pikë, i ndjekur nga ylli i Real Madridit, Edoardo Camavinga që kishte 51 pikë, derisa në vendin e tretë është Jamal Musiala me 47 pikë.
Jude Bellingham ishte i katërti me 31 pikë, derisa pas tij vijnë Nuno Mendes me nëntë pikë, Grabenberch me tre pikë sa kishin edhe Gvardiol dhe Saka. Ndërkohë Karim Adeyemi kishte vetëm një pikë.