Bashkimi fiton derbin, lider i tabelës

Bashkimi hapëron sigurt drejt titullit kampion. Në Konjare të mesme në Shkup, me rezultat 0:2 me golat e realizuar nga Egzon Aziri dhe Mërgim Lutfiu, Bashkimi si mysafirë ishte shumë më i mirë se vendasit BVK të cilët njëherit janë konkurentët për kreun e Tabelës. Me këtë rezultat Bashkimi nga Kumanova siguron pozitën e parë në tabelë me 21 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë ekipi i BVK-së. Kryetari i Klubit Futbollistik Bashkimi, Armend Destani tha se këtë fitore ia dedikojnë “Ilirëve” dhe gjithë publikut kumanovar.