Marotta optimist për Skriniar: Nëse ka idetë sikur ne, do të ketë rinovim kontrate

MILAN, ITALY - APRIL 19: Milan Skriniar of FC Internazionale celebrates their side's win after the final whistle of the Coppa Italia Semi Final 2nd Leg match between FC Internazionale v AC Milan at Giuseppe Meazza Stadium on April 19, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Shefi ekzekutiv i Inter, Beppe Marotta, ka dhënë disa komente që lidhen me Milan Skriniar.

Qendërmbrojtësi sllovak, Milan Skriniar vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Inter.

Kontrata e lojtarit është afër skadimit dhe skuadra si PSG, Barca e Chelsea janë duke monitoruar situatën e tij. Megjithatë, shefi ekzekutiv i Inter, Marotta beson se një marrëveshje mund të arrihet.

“Milan Skriniar është një top lojtar dhe një profesionist i vërtetë. Nëse ai do të ketë idetë sikur ne, do të ketë një vazhdim kontrate”, ka thënë Marotta, transmeton lajmi.net.

“Ai e ka merituar të jetë kapiteni ynë”, shtoi ai.

Skriniar do të mbetet pa kontratë në qershor të vitit 2023. Inter do të takohen së shpejti me agjentin e tij.