Kounde vështirë se rikuperohet për ‘El Clasico’

Barcelona's French defender Jules Kounde shoots during the Spanish League football match between FC Barcelona and Elche CF at the Camp Nou stadium in Barcelona on September 17, 2022. (Photo by Josep LAGO / AFP) (Photo by JOSEP LAGO/AFP via Getty Images)

Barcelona do të luajë në ‘El Clasico’ me dy mungesa të mëdha në fazën e mbrojtjes.

Skuadra e Barcelonës pati një fat të keq kur lojtarët e saj shkuan në obligimet me kombëtare.

Lojtarë si Ronald Araujo dhe Jules Kounde (edhe të tjerë) pësuan lëndime në paraqitjet e tyre. Dy qendërmbrojtësit s’janë rikuperuar akoma.

Kounde do t’i mungojë Barcelonës nesër ndaj Inter, kurse sipas raportimeve të ‘beIN’, ai s’do të jetë gati as për ‘El Clasico’.

Ngjashëm sikur ‘beIN’ raporton edhe ‘AS’, duke thënë se francezi do ta ketë të vështirë të kthehet në kohë për ndeshjen e madhe. Vetëm ‘Sport’ raporton se lojtari do të jetë gati.

Përveç Kounde, para ndeshjes ndaj Real Madrid, Barca numëron mungesa si Franck Kessie, Andreas Christensen, Hector Bellerin, anash Kounde e Araujo.

Eric Garcia dhe Gerard Pique mbeten dy opsionet e vetme natyrale për qendrën e mbrojtjes.

Në vikendin që mbeti prapa, Xavi Hernandez ia besoi Marcos Alonso pozitën e qendërmbrojtësit.