Armina: Tropojanët janë me shpirt të madh, e kam mësuar nga Shkëlzeni dhe fisi i tij

Në fund të muajit shtator, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

E në dasmën e organizuar, Armina u shfaq e veshur edhe me veshje tradicionale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, blogerja dhe moderatorja, u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në ‘Instagram’.

Nisur nga dasma që Armina organizoi me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha, ka pasur komplimenta të pafundme.

Madje e kanë konsideruar nusen me shpirtin më bukur në Tropojë.

E lidhur me këtë, Armina, ka pasur një përgjigje.

“Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij”, ishte replika e saj./Lajmi.net/