Regjistrimi i popullsisë në Serbi, regjistrohuni shqiptarë të Luginës, regjistro vatrën tuaj

Sot filloi regjistrimi popullsisë në Serbi dhe regjistruesit do të vizitojnë çdo amvisëri dhe për 31 ditë dhe do të trokasin në çdo shtëpi. Ky regjistrim është i rëndësishëm për shqiptarët në tre komunat Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc.

Shoqëritë civile, personalitete publike dhe partitë politike kanë bërë thirrje për tu regjistruar të gjithë qytetarët në këto vendbanime, përfshirë sidomos ata që janë jashtë vendit. Ja çfarë duhet të dini dhe të jeni të informuar për regjistrimin.

⚫️ Për regjistrim nevojitet EMRI, MBIEMRI, NR.PERSONAL
⚫️ Mund ti regjistroni të gjithë antarët e familjes suaj, pa marrë parasysh ku jetojnë, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri apo në ndonjë shtet në Evropë
⚫️ Nuk ka rëndësi që personi nuk gjendet fizikisht në shtëpi
⚫️ Duhet të regjistrohen të gjjthë, nga ata që kanë lindur dje e deri te më të vjetrit.
⚫️ Mund të regjistrohen edhe ata që nuk kanë dokumenta valide, dmth kanë numër personal dhe kanë jetuar në Serbi
⚫️ Nëse eventualisht nuk gjendeni në shtëpi regjistruesi do të lërë ID e tij dhe numrin e Call Center i cili është 0800 444 005 kurse thirrja është pa pages. Ju vet e lini terminin se në çfarë kohe të vie regjistruesi.
Çdo regjistrues duhet ta kryej këtë detyrë me përgjegjësi kurse qytetarët të përgjigjen sa më masovikisht ndaj regjistrimit i cili ka domethënie të madhe për qytetarët.