Berisha: “Dallimi ndërmjet Musa Xhaferit dhe Artan Grubit”

Shkruan: Bekim Berisha

Asnji individ tjetër të grupit të “zjarrit” nuk do ta përmend por do ta përmendi dallimin ndërmjet Musa Xhaferit dhe Artan Grubit:

– diku kah fundi i vitit 2010 e fillimi i vitit 2011 kur përgaditjet për regjistrimin e popullsisë ishin në kulmin e tyre, pesë kolegë nga ESHS u organizuam dhe kërkuam
takim me zv. Kryeministrin Musa Xhaferi (atë kohë ai ishte zv. Kryeministër). Pasi i‘a sqaruam tërë situatën, Musa Xhaferi na u drejtua me pyetjen: “po të ishit ju në
vendin tim, çfarë do të kishit bërë…”, e më vonë gjatë të njejtës bisedë na sygjeroi t‘i drejtoheshim zyrave të OSBE-së për t’ju kërkuar ndihmë! Falë Zotit ai regjistrim
dështoi!!!

– në tetorë të vitit 2020 në kulmin e përgaditjeve për regjistrimin e popullsisë, me disa kolegë kërkuam takim me zv. Kryeministrin Artan Grubi. Pasi ia sqaruam tërë situatën, Artan Grubi ndërmori hapa konkret dhe e solli një kuadër si zv. Drejtor, me të cilin pastaj ne kolegët e ESHS-
së e kishim më të lehtë funksionimin!!

Pra, dallimi ndërmjet Musa Xhaferit dhe Artan Grubit është evident!

Un kam qenë anëtarë i BDI-së që nga themelimi i kësaj partie në vitin 2002 e deri diku kah maji i vitit 2012! Njëra nga arsyet pse pata vendosur të largohem, ishte mu ai
takim me Musa Xhaferin! Nuk e shihja të logjikshme që të vazhdoj më tutje ta ndihmoj një parti, funskionarët e të
cilës do të na drejtonin tek OSBE-ja për të kërkuar të drejtat tona! Pse pra po i votonim ne këta njerëz?!