‘Calciomercato’: Milan pas Armando Brojas

Armando Broja është në radarin e Milan.

Skuadra e Milan ka targetuar yllin shqiptar, Armando Broja, si një alternativë për sulmin.

Raportime të ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se anëtari i Chelsea shihet si një 9 për të ardhmen te skuadra ‘Rossoneri’, përcjell lajmi.net.

21-vjeçari që luan me kombëtaren e Shqipërisë, Broja, ka ngecur të gjejë minutat e tij në ‘Stamford Bridge’ këtë sezon.

Broja mund të ketë mundësinë të dëshmohet edhe nën urdhrat e trajnerit të ri, Graham Potter.

Mbetet të shihet nëse ylli shqiptar do të arrijë të gjejë hapësira te Chelsea, ose nëse do t’i duhet të shqyrtojë ofertat në fund të sezonit.