Araujo vendos t’i nënshtrohet operimit – do të jetë jashtë fushave për dy muaj e gjysmë

Ronald Aruajo ka vendosur të operohet.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo ka pësuar një lëndim në grumbullim me kombëtaren e Uruguait.

Si pasojë, ai duhet t’i nënshtrohet operimit. Me këshillat e pranuara nga Xavi Hernandez dhe dr. Ricard Pruna, mbrojtësi do të pranojë intervenimin, përcjell lajmi.net.

Araujo pritet të humb Kupën e Botës, vetëm që të rikuperohet në 100% e tij.

Lojtari, sipas mediave spanjolle, do të jetë jashtë fushave të blerta për 2-3 muaj.